Cardi B i jep fund martesës 3-vjeçare me Offset
Cardi B dhe Offset po divrocohen pas tre vitesh martesë. Lajmin e kanë bërë me dije mediat e huaja, teksa është theksuar se asgjë nuk po funksiononte në marrëdhënien e tyre dhe se fansat nuk duhet të mbajnë shpresa për rikthim.
Arsye primare për të kërkuar divorcin duket të jetë bërë një tradhëti nga ana e Offset. Të dy reperët nuk kanë komentuar ende asnjë detaj nga çka përmendet më sipër, megjithatë fillimi i nëntorit pritet të sjellë seancën e parë gjyqësore për finalizimin e divorcit. Kjo nuk është hera e parë që Offset tradhëton Cardi B. Ndonëse çifti u rikthyen bashkë pas tradhëtisë së mëhershme, tashmë duket se ylli i “Yellow Bodak” nuk sheh më kthim pas.
Në 2018, Cardi B u shpreh në intervista të ndryshme se ajo kishte vendosur të rregullonte marrëdhënien me Offset, me të cilin ka edhe një vajzë 2-vjeçare. Por, tradhëtia e fundit duket se e ka bërë reperen të kuptojë se martesës duhet t’i vijë fundi. /News31