Cardi B habit me deklaratën e saj: Karriera vjen para fëmijëve…
Reperja e njohur Cardi B ka treguar gjithçka në një intervistë të re dhe ka konfirmuar se karriera është gjëja më e rëndësishme për të, madje edhe më e rëndësishme se fëmijët e saj. Reperja 31-vjeçare pozoi për kopertinën e Rolling Stone këtë muaj dhe tha se ishte në qendër të dramës me bashkëshortin dhe babanë e fëmijëve të saj, Offset.
Ajo preku sfidat me të cilat u përball çifti i famshëm teksa qëndruan në sy të publikut.
“Ne jemi nga dy botë të ndryshme. Ndonjëherë nuk mund të jem … jo se nuk mund të jem grua. Është sikur karriera ime të merr jetën. E dini çfarë po them? Karriera ime vjen e para, pastaj fëmijët e mi vijnë në vend të dytë.” tha reperja.
Cardi dhe Offset kanë dy fëmijë, Kulture, 5 vjeç dhe Wave, 2, të cilët Cardi pranoi hapur se jan në plan të dytë pasi karriera nuk e lejon të jetë aq e lirë. Cardi dhe Offset u martuan në vitin 2017 në një ceremoni private në shtëpi ku të dy veshën pantallona sportive.
Dy vitet e ardhshme të marrëdhënies së tyre ishin të vështira, me Offset që mashtroi dhe tradhëtoi Cardin.
Ora News