Cara Delevingne : Përse nuk kam bërë asnjë operacion plastik

Cara Delevingne ka folur së fundmi për arsyet pse nuk ka bërë asnjëherë operacion plastik.

Modelja 28-vjeçare vuri në dukje se misioni i saj personal është të ndihmojë dhe të frymëzojë fansat duke qenë plotësisht e sinqertë, gjë që e bëri atë të mendonte dy herë para se të bëntë një operacion plastik.

Aktorja e ‘Paper Towns’ shpjegoi se megjithëse ka menduar shpesh të bëjë operacione plastike në të kaluarën, ajo në fund të fundit vendosi të jetë kundër tyre, sepse nuk mendon se do të ishte në gjendje të fliste për to publikisht, duke pasur frikë se tema mund të shihej si tabu dhe të promovonte një bukuri të paarritshme.

Megjithatë Cara mendon se është e rëndësishme për fansat e rinj që një njeri i famshëm të jetë transparent.

“Ky është modeli i shkencës moderne dhe është në rregull, është shumë mirë”, vazhdoi ajo. “Por, vetëm ajo që e bën atë më të dëmshëm është se njerëzit thjesht nuk mund të thonë të vërtetën.”

Ajo u shpreh se fakti që donte të bëhej një shembull duke mos bërë asnjë operacion, nuk do të thotë se ka hequr dorë plotësisht nga ideja.