Capital T zhvillon një bisedë ndryshe me Vjosa Osmanin
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani dhe reperi i njohur Capital T kanë realizuar një bashkëbisedim live, në instagram.
Ata diskutuar për çështje të rëndësishme, përsa i përket industrisë së muzikës dhe problemet lidhur me të.
Capital T ka folur rreth nevojës për të pasur më shumë ambjente të përshtatura për koncertet e muzikantëve. Ai është shprehur optimist për të ardhmen, duke thënë se tregu shqiptar i muzikës ka shumë talente premtuese, të cilët mund të promovojnë shtetin e ri të Kosovës. Reperi i njohur ka marrë si shembull yjet shqiptarë, që po kryesojnë listat muzikore në botë, siç janë Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, por edhe Era Isrefi apo Loredana.
Presidentja Osmani dhe Capital T kanë diskutuar edhe mbi nevojën e forcimit të ligjit mbi të drejtat e autorit, si dhe nevojës për të punuar më shumë për njohjet ndërkombëtare të Kosovës, në mënyrë që artistët të kenë më shumë mundësi për të punuar nëpërmjet platformave online.