Capital T zbulon rutinën e një dite, pamjet nga shtëpia e sofistikuar e reperit

https://www.youtube.com/watch?v=ORbo43ySu2Q

Reperi Capital T ka publikuar mbrëmjen e kaluar rutinën e një dite të xhiruar me një kamerë amatore. Duke nisur me zgjimin, përgatitjen e mëngjesit e deri tek dalja nga shtëpia, Capital T ka treguar një anë të panjohur për fansat e tij. E para gjë që bie në sy teksa sheh videon është pamja e shtëpisë së tij, e bukur, moderne dhe e sofistikuar. Pasi zgjohet, Capital T konsumon kafen dhe bën gati mëngjesin e preferuar, vezë, bukë e thekur dhe ton, shkruan Who. Ai ka bërë me dije më herët se do publikojë shpesh video që do të jenë pjesë e ‘blogut’ të tij. Qëllimi i reperit është të jetë pranë atyre që e duan dhe e ndjekin duke u mundësuar të njohin gjithçka përtej projekteve muzikore.