Capital T sapo e dha një mesazh pa adresë: Zemër ke nevojë për një mashkull, jo për…

Kur vjen puna tek jeta private e tij, të gjithë i bëjnë sytë katër për të kuptuar se kush ia ka marrë zemrën Captial T. Ndonëse reperi ka zgjedhur të mos tregojë asnjë detaj për vajzën me të cilën është në një lidhje, ai hera herës i ka ngacmuar ndjekësit me mesazhet që ka shoqëruar fotografitë në “Instagram”.

“Zemër ke nevojë për një mashkull në jetën tënde, jo një fëmijë të llastuar”, ka shkruar këngëtari krah postimit të fundit në ‘Instastory’, ku shfaqet i sapo dalë nga pishina, të cilën ka vendosur ta shijojë edhe në këtë kohë.

Capital nuk ka shtuar asnjë detaj tjetër, ndonëse mesazhi që ka dashur të japë ka qenë mjaft i qartë. Me siguri pas këtij momenti, kurreshtja e ndjekësve duhet të jetë edhe më e madhe se më kë lidhen këto postime te këngëtarit, i cili qëndron përherë shumë hermetik tek jeta private./revistawho.com