Capital T publikon këngën e parë të albumit

Prej disa kohësh, këngëtari Capital T ka lajmëruar fansat dhe publikun se shumë shpejt do të publikojë albumin e tij të ri që mban emrin “Skulpturë”, dhe pritet të jetë me hite verore.

Sot, Capital T ka lançuar edhe kënga e parë e albumit, e cila mban titullin ” Tu festu” dhe deri tani duket se po pëlqehet shumë nga fansat.

Kënga duket se i dedikohet triumfeve dhe sukseseve të Capitali T, që pavarësisht pengesave, ia ka dalë të arrijë majat dhe tashmë i ka mbetur thjeshtë të festojë e të pijë një gotë për to.