Capital T prezanton të dashurën në mënyrën që ai di më mirë

Capital T u përfol gjatë për një romancë të mundshme me Adrola Dushin. Dyshja lanë vend për dyshime, megjithatë nuk e pranuan asnjëherë nëse mes tyre kishte ose jo një lidhje dashurie.

Mesa duket të vërtetën e ka zbuluar vetë Kapo ditën e sotme. Ai ka publikuar një foto në makinë, ku shihet që kokën e ka mbështetur në prehërin e një vajze. Vetëm se kjo e fundit, nuk e ka zbuluar portretin dhe gjithçka mund të dallohet janë një pjesë e flokëve. Nga aq sa mund të kuptohet, vajza pranë Capital T nuk është Adrola Dushi, duke hedhur poshtë kështu variantin se mes reperit dhe modeles ka një histori dashurie. “Më pëlqen mënyra se si jetoj”, ka shkruar Kapo, i cili duket se po e shijon në maksimum raportin me vajzën misterioze.

A do të hedhë Capital T një hap më tej, për të zbuluar diçka më tepër mbi ndonjë lidhje të mundshme? Mbetet të presim… /News31