Capital T nuk ndalet: Publikohet bashkëpunimi i ri

Reperi Capital T nuk po ndalet. Pas bashkëpunimit me Ledri Vulën që është një nga hitet e momentit, ai ka lansuar edhe dy këngë të reja nga “Skulpturë”.

Dje u publikua kënga e fundit e pjesës së parë të albumit që është në bashkëpunim me Jay 1.

“Money” u ngarkua në Youtube vetëm në versionin e audios me tekst.

Ndërsa kanë mbetur edhe 8 këngë nga pjesa e dytë e “Skulpturë” të publikohen ku mes tyre janë katër duete.

Prive.al