Capital T i merr me rradhë vajzat e showbiz-it; Pas Jonida Vokshit përsëritet historia me Samanta Karavellën
Bashkë apo rastësi? Këngëtarët Samanta Karavella dhe reperi Trim Ademi i njohur si Capital T kanë postuar foto të njëjta në Instagram, ndërsa po shijonin akullore duke pozouar tek i njëjti vend në New York. Dy artistët e muzikës shqiptare ndodhen aktualisht në New York për angazhimet e tyre profesionale e jo vetëm. Por ajo që na ka bërë më shumë përshtypje janë disa foto që ata kanë postuar në llogaritë përkatëse në Instagram. I pari që i ka postuar fotot ishte Capital T dhe gati pas tre orësh ishte Samanta ajo që postoi foton e saj. Nuk dihet nëse Capital T dhe Samanta janë takuar atje dhe po planifikojnë ndonjë projekt të ri muzikor, apo nëse mund të themi që kjo është thjesht një koinçidenë që na lë shumë vend për imagjinatë. Gjithsesi nëse kemi të bëjmë më një lidhje do të jenë këngëtarët që do e mohojmë apo konfirmojmë për publikun. Ndërkohë duket sikur përsëritet historia e udhëtimeve romantike të Capital T me vajzat e showbiz-it. Një vit më parë u fol se 26 vjeçari bëri të njëjtën gjë me prezantuesen e emisinit “Thurje”, Jonida Vokshin. Një postim në faqen “Vipat e Bllokut” në Instagram zbuloi vitin e kaluar lidhjen e fshehtë të reperit që prezantohet tani si True Kapo me Jonida Vokshin. Sipas dëshmisë së faqes u tha se ata të dy ishin parë në Londër në çaste intime, qyteti nga i cili kishin postuar momente nga lidhja romantike. Sipas burimeve pranë tyre u fol se ata kishin prenotuar në një nga hotelet e shtrenjta, ndërkohë që bashkë me ta ishte edhe këngëtarja Elvana Gjata, e cila u tha se e prezantoi mikeshën e saj të ngushtë prej vitesh me reperin. Në videon e publikuar nga Jonida në rrjetin social Instagram shihej ajo para Bing Ben-it, në të njëjtin vend ku u tha se ndodhej dhe Capital T.