Capital T me avion privat, komentueset s’e lënë rehat!

Këngëtari i njohur, Capital T, ka qenë i pranishëm një ditë më parë në koncertin që u mbajt në Zvicër, “Alba Festival”. Gjatë performancës së tij, reperi dhuroi për publikun momente të jashtëzakonshme. Ndërkohë pas përfundimit të këtij koncerti, Capital T ka zbuluar se kështë kthyer në vendlindje me avion privat.

Ai nuk ngurroi që ta bënte publik këtë moment luksoz. Pas të tij, ai u kthye për në vendlindje me avion privat dhe nuk nguroi ta bënte publik këtë moment luksoz. Së fundmi, ai ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një foto ku bashkëngjitur ka shkruar disa fjalë që ka ngjallur shumë komente mes ndjekësve të tij të shumtë. “Si e kam jetën ti as n’spot nuk e ki”, shkruan Capital krahas fotos ku shfaqet me avion privat.

E ka qenë pikërisht ky përshkrim që ka indinjuar një nga komentueset, ku sipas saj, kjo nuk është një mënyrë e mirë e të shprehurit pasi sot ka njerëz që nuk kanë mundësitë e tij financiare. “Kjo është një thënie mosrespektuese kur ka njerëz që vuajnë për të pasur ushqim në tryezat e tyre, për shkak të minimumit të pagave”, ka shkruar fansja. “Kam bërë shumë edhe për këtë çështje”, ka vendosur që t’i përgjigjet reperi komentueses. /Panorama Plus

https://www.instagram.com/p/BzX_670BDOl/?utm_source=ig_embed