Capital T humb identitetin, pret flokët me duart e tij


Reperi i njohur nga Kosova, Capital T ka publikuar në Instagram një video e shkëputur nga klipi i tij i ri. Në skenat e klipit ai pret flokët e tij, ose më saktë bishtin me flokët e kapura që në një farë mënyre ishte detaji identifikues i look-ut të tij në karrierën si këngëtar. Ndjekësit nuk do e besonin kërë vendim të Capital T, nëse do të shihnin me sytë e tyre momentin kur ai i pret flokët me duart e tij.