Capital T feston sot ditëlindjen dhe ja sa vjeç mbush reperi i njohur

Trim Ademi, emri artistik i të cilit është Capital T, feston sot ditëlindjen.

Reperi, i njohur jo vetëm për zërin, por edhe për pamjen e kuruar deri në detaje, mbush plot 29 vjeç.

Ai publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto ku shfaqej me një kek të vogël në formë zemre në dorë, krahas së cilës shkroi vetëm numrin e moshës.

Momentalisht, Capita T po shijon disa ditë pushimi në Ishujt Maldive.

Përgjatë gjithë ditëve të qëndrimit të tij në këtë vend të mrekullueshëm, reperi ka publikuar foto të ndryshme në rrjete sociale, duke ndarë me të gjithë momentet e bukura që po kalon.

Ajo që vihet re tek imazhet e tij është trupi i tonifikuar e muskuloz, për të cilin stërvitet dhe bën kujdes me ushqimet që konsumon.