Capital T dhe Kidda gati ta djegin verën me MAGJI

Me siguri edhe ju e keni kënduar të paktën një herë “Je m’appelle Kidda” që u kthye në refrenin e verës 2020. E nëse një vit më parë reperi i mirënjohur Kidda na vodhi zemrat me “Malli” këtë vit do e djegi verën me “magji” në bashkëpunim me Capital T.

Disa muaj më parë vetë artistët ndanë me fansat në Instagram një foto në studio muzikore pa e shoqëruar me asnjë koment, por sigurisht nënkuptimi i saj ishte i qartë. Së fundmi, Kidda ka konfirmuar gjithë dyshimet. Ai ka postuar në rrjetet sociale një foto me Capitalin shkëputur nga videoklipi i këngës duke zbuluar se do titullohet “Magji”.

Nuk ka ende informacion lidhur me datën e publikimit por xhirimet kanë mbaruar dhe mezi po presim ta dëgjojmë. Kjo është hera e parë që dy çunat bashkojnë forcat me njëri-tjetrin dhe me siguri nuk do jetë e fundit.

/News31