Capita T zbulon si ndihet pak orë para koncertit: Kam qenë gati për këtë gjatë gjithë jetës
Sheshi “Nënë Tereza” pritet që mbrëmjen e sotme të ndizet nga koncerti i shumëpritur i reperit të njohur, Capital T.
Ai është shprehur se koncerti është ëndrra prej një jete, e tashmë është mjaft i lumtur që po e bën realitet.
Sonte në 19:19 do të performojnë me Capital T edhe disa emra të tjerë të njohur për publikun shqiptar si Alban Skënderaj, Ylli Limani, 2Po2, Maj e Dhurata Dora.
Pak orë para koncertit, reperi ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” dy foto të tijat të vjetra, ku shfaqet me mikrofon në dorë. Kështu ai zbulon se muzika ka qenë pasioni i tij që në fëmijëri.
Ndërkohë krahas fotove ai shkruan se sot është dita e tij, për të cilën ka qenë gati gjatë gjithë jetës.
“Sot është dita ime. Time Capsule. Kam qenë gati për këtë gjatë gjithë jetës. Krejt ju që ishit pjesë e projektit ju falenderoj nga thellësia e zemrës. Shihemi sonte”, shkruan Capital T.