Can Yaman prezanton nënën e tij, fansat gëzohen nga veprimi i aktorit

Aktori Can Yaman prej disa javësh ka qenë jo aktiv në rrjete sociale pasi po kryen shërbimin ushtarak. Ai madje i habiti të gjithë më ndryshimin që bëri në pamje duke prerë flokët e gjatë dhe mjekrën. Pas kaq shumë kohësh larg syrit të publikut Yaman është rikthyer në Instagram dhe ky veprim i ka gëzuar fansat e tij.

Can-2

Aktori ka postuar një foto me të ëmën, i veshur ushtar dhe shkruan “Nëna ime e dashur”. Yaman ka marrë mijëra pëlqime e komente nga fansat të cilëve u kishte munguar shumë aktori. Fansat mezi presin ta shohin sërish në ekran. Roli i fundit nga Yaman ishte në serialin “Erkenci kus”./revistawho.com