Can Yaman në gjykatë, shkak bëhet seriali i ri
Can Yaman është padyshim një nga aktorët tanë të preferuar nga kinematografia turke jo vetëm sepse është një aktor shumë i mirë dhe shumë i bukur, por edhe prej origjinës së tij shqiptare.
Ai u bë i famshëm në vendin tonë nga seriali “Një puthje në errësirë” dhe prej atëherë përbën shumë interes për publikun.
Së fundmi e kemi parë në serialin e tij më të ri të titulluar “Bay Yanlis” ku Can luan krah Ozge Gurel.
Për hir të së vërtetës seriali ka patur shumë sukses, por si duket diçka shkoi gabim dhe përfundoi në gjykatë.
Sipas mediave turke kompania prodhuese e këtij seriali është hedhur në gjyq nga televizioni Kandal D, që ka hapur padi ndaj kompanisë “Gold Film”.