Can Yaman flet për herë të parë: E shkuara në varfëri, e dashura italiane dhe planet për martesë
Can Yaman e ka fokusuar karrierën e tij në Itali prej muajsh, madje është zhvendosur aty për projektin e radhës ku do luajë si ‘Sandokan’, por edhe po jeton me partneren e tij Diletta Leott, gazetarja sportive që i ka rrëmbyer zemrën. Prej kohësh po flitet për një dasmë mes çiftit dhe Can nuk e hedh poshtë si mundësi. Madje ai pranoi për intervistën në koperitinën e ‘Vanity Fair Italy’ se do ta lëjë këtë detaj suprizë, por i pëlqen t’i bëj gjërat duke ndjekur instiktin, ndaj nuk e hoqi si mundësi.
Nga ana tjetër ai ka rrëfyer se e shkuara e tij ka qenë e errët dhe aspak e lehtë. “Ka qenë një moment i errët në jetën time, kur babai nuk i kishte punët mirë dhe nuk kishim para as për shkollimin. Por unë u përqendrova tek momenti dhe arrita t’ia dal pa i lënë vetes kohë që të friksohesha. Përvish mëngët dhe ndiq instiktin tënd: ky është sekreti im. Por falenderoj edhe një mik të ngushtë që është me origjinë shqiptare dhe kurrë nuk hoqi dorë nga unë. Ai ka qenë shoqëruesi im në çdo situatë”, ka thënë ndër të tjera Can.
Më tej ai ka folur edhe për detaje të tjera, si dashuria e fanseve dhe fiksimi i disa prej tyre që i dërgojnë letra ose bëjnë çdo veshje apo send me fotot e tij. Kjo është hera e parë që Yaman tregon detaje të tilla nga jeta e tij./revistawho.com