Caitlyn Jenner ‘ngatërron’ vajzat, uron ditëlindjen e Kylie-t me foton e Kendall
Disa ditë më parë Kylie Jenner festoi ditëlindjen e saj të 22-të në një festë madhështore në jaht. Babai i saj Caitlyn Jenner nuk ishte i pranishëm, por e ka uruar vajzën e tij nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave, është se Caitlyn e ka uruar 22-vjeçaren me foton e Kendall. Menjëherë sapo e kuptoi gabimin e bërë, e fshiu postimin dhe publikoi një foto ku shfaqej krah Kendall dhe Kylie, me përshkrimin: “Gëzuar ditëlindjen Kylie”. Me siguri edhe vetë familjarët kanë qeshur me këtë veprim të Caitlyn, ndërsa përsa i përket ndjekësve kanë qenë tepër të kuptueshëm pasi dy motrat vërtetë ngjanin kur ishin të vogla./revistawho.com