Caitlyn Jenner: Kim Kardashian e ka planifikuar famën që prej fillimit

Caitlyn Jenner pretendon në një dokumentar për familjen Kardashian se ish-thjeshtra e saj Kim Kardashian e “llogariti” famën që herët.

“Kimberly e llogariti që në fillim: “Si të bëhem e famshme” thotë 73-vjeçarja në një trailer për “House of Kardashian”, dokumentar që do të transmetohet në tetor.

Joe Francis, mik i familjes Kardashian, sugjeron se publikimi i videos së seksit të Kim dhe ish-të dashurit të saj, Ray J, ishte “mjet për një qëllim”. “Ishte për të krijuar një polemikë,” shton ai.

Traileri për serialin me tre pjesë shfaq gjithashtu një grua të paidentifikuar që rrëfen për matriarkun e familjes, Kris Jenner, e cila dëshiron “të jetë më shumë se thjesht një shtëpiake.”

Ndryshe nga “Keeping Up with the Kardashians” në E! Online dhe “The Kardashians” në Hulu, klani Kardashian-Jenner nuk ka asnjë kontroll editorial mbi “House of Kardashian”, i cili premton të jetë shpërthyes.

“Isha e lumtur që mora pjesë në intervistë për të treguar anën time e cila shfaq fuqinë, ndikimin dhe aftësinë që ka familja ime për të tërhequr vëmendjen e botës dhe për ta mbajtur atë gjatë viteve,” Caitlyn, e cila ishte e martuar me Kris Jenner për 23 vjet, thotë në një deklaratë.

“Jam jashtëzakonisht krenare për të gjithë fëmijët dhe thjeshtrat e mia,” shton ajo.

Caitlyn Jenner: Kim Kardashian e ka planifikuar famën që prej fillimit

Kris dhe Caitlyn u divorcuan në vitin 2014 dhe kanë bashkë dy fëmijë, Kendall dhe Kylie Jenner.

Anabelmagazine