Ca kuadrate të vockla nga vitet ’60 dhe është menjëherë pranverë

Mes printeve që na kujtojnë menjëherë verën dhe pushimet buzë detit është edhe ai i kuadratave.

‘Vichy’ ka gjetur mënyrën për t’i rikthyer dhe të gjithë janë të entuziazmuar për këtë risi. Këto printe e kemi parë të bëjnë namin që në vitet ’50 dhe ’60 kur e madhja Brigitte Bardot i veshi në dasmën e saj më 1959-ën.

Pas 60 vitesh rikthehet i njëjti print, por i përshtatur me trendet e fundit në qarkullim. Ngjyrat me të cilat është luajtur më shumë janë pastel, roza, bluja dhe jeshilja. Por nuk mungojnë as ngjyrat më të forta si lejlaja, portokollaia apo bluja e fortë.

Nga fustanet deri në gjunj të sofistikuar e deri tek bluzat e thjeshta që mund të kombinohen me xhinse. Këto janë veshjet që duhet patjetër t’i keni në garderobë./revistawho.com