“Buzët i bëra, i hoqa”/ Ana Kauri në “Ftesë në 5”: Jam e hapur për lidhje!

Pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, pas një periudhe larg mediave ka qenë e ftuar ish- konkurrentja e “Përputhen”, Ana Kauri.

Teksa ka treguar statusin e saj aktual si një vajzë “single”, Ana ka pohuar se është e hapur për lidhje të reja.

E pyetur nga Bieta se cili ka qenë komenti më bezdisës për të në rrjetet sociale, Ana ka treguar se e kanë pyetur shumë për buzët. Ajo ka shtuar se ndjekësit i thonin se duhet t’i hiqte dhe për këtë arsye vendosi t’i heqë.

Ora News