Buzët e lyera/ Konkurrenti i ri në “Për’puthen” trazon rrjetin

Panorama Plus/ Një konkurrent i ri i është bashkuar ditën e djeshme “Për’puthen”. 33-vjeçari që prej vitesh jetonte dhe punonte në Suedi, ka marrë vëmendjen e konkurrentëve, por edhe të publikut.

Veç debateve të para që kishte në studio, Jetmiri është komentuar edhe për faktin që kishte buzët e lyera me buzëkuq. Kaq ka mjaftuar që fotot e tij të bëjnë xhiron e rrjetit, ku veç batutave, edhe e kanë ironizuar për prezantimin e tij të parë në ekran.

33-vjeçari në prezantimin e tij zbuloi se ka qenë në një lidhje për tetë vite, por ishte ndarë dy vite më parë. Ai nuk zbuloi më shumë detaje por tha se gjatë kësaj kohe ka qenë beqar. Jetmirit iu dha mundësia që në studio të realizonte një takim tjetër dhe ai prapë zgjodhi Efin. Ndryshe nga takimi i parë këtë herë ishin përballë.