“Buzëqeshjen njësoj”, ndjekësit e Eni Çobanit mendojnë se Kelvi Kadilli është djali i saj
Mjaftoi një foto e tyre e publikuar në rrjetin social “Instagram” që i gjithë rrjeti të ziente.
Juristja e njohur, Eni Çobani dhe moderatori Kelvi Kadilli kanë qenë së fundmi në të njëjtin event, ku kanë përfituar nga rasti dhe kanë bërë një foto së bashku.
Fillimisht ka qenë Kelvi ai që ka postuar foton në “Instagram” me Enin, e më pas kjo e fundit e ka ripostuar në profilin e saj. Ky imazh i ka bërë të gjithë ndjekësit lëmsh, duke menduar se Kelvi është djali i juristet.
“Sa të bukur e paske djalin. E paç me jetë”, i shkruan dikush Eni Çobanit në foton e postuar prej saj me moderatorin.
Më pas Kelvi ka vendosur që të gjitha këto komente t’i ndajë me ndjekësit në “Instastory”, duke u mbajtur lojën përmes komenteve ku thotë: “Ma, ti je?”.
Ndërkohë e vërteta është se Eni Çobani e ka publikuar prej kohësh të birin, duke postuar disa herë foto të tij në “Instagram”.