Butrinti e deklaron publikisht: Në Big Brother mbështet Kiarën
Butrint Imeri ka bërë veprimin e papritur mbrëmjen e të shtunës duke treguar publikisht se mbështet ish-partneren e tij, Kiara Titon. Këngëtari publikoi në Instastory një foto të moderatores duke i vendosur një kurorë e duke e cilësuar kështu si mbretëreshë.
Gjatë spektaklit Kiara u duartrokit dhe nga publiku pasi ishte e vetmja që nuk u kthye kundër Luizit. Moderatorja tha se shpreson për një version më të mirë të tij.
Nga ana tjetër nuk kanë munguar edhe rastet kur Kiara ka folur për historinë me Butrintin. “Ne kemi qenë shumë të vegjël, 20 vjec të dy. Ishim moshatar. Ai ishte njeriu i duhur por në kohën e gabuar. Ne kemi folur por për rikthim nuk kemi biseduar”, ka thënë ajo.