Butrint Imeri rreh të dashurën, vendimi që mori pas publikimit të skenave të klipit

Butrint Imeri ka publikuar “KuKu” për të cilën prej ditësh po fliste në rrjete sociale, dhe që ende pa u publikuar e plotë, ishte bërë “hit” në TikTok.

Vetë këngëtari, e ka cilësuar si këngën më të bukur që ka bërë ndonjëherë. “KuKu” është një këngë që flet për një marrëdhënie të mbyllur, megjithatë njëra palë ende ka ndjenja dhe kërkon rikthimin.

Mirëpo, vëmendjen e mori edhe një pjesë e videoklipit: Një skenë ku Butrinti duket se godet modelen që është në rolin e të dashurës së tij bëri që këngëtari të kritikohej në rrjet, duke qenë se nuk po jepte një shembull aspak të mirë.

Megjithatë, Butrinti duket se i ka kuptuar ndjekësit, dhe e ka larguar këtë pjesë nga videoklipi.

Ndërkohë, kënga po korr sukses në Shqipëri dhe jo vetëm. Ditën e djeshme ishte nr.1 në YouTube në Shqipëri, Austri, Zvicër. Gjermani dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në shtetin fqinj italian ndodhet në vend të katërt, lajm ky që e ndau vetë këngtari, shumë i entuziazmuar e mirënjohës ndaj fansave.

/News31