Butrint Imeri: Ju tregoj për këngëtaren e njohur që kam bërë seks

Artisti 20 vjeçar i rritur në Gjermani, i cili është bërë i njohur për 1 vit në tregun muzikor, ka qenë i ftuar në emisionin NIN të “Klan Kosova”. Edhe pse i ri në moshë nuk u kursye një intervistë ngacmuese për të. Ai është pyetur nga moderatorët se a ka pasur ndonjëherë marrëdhënie seksuale me ndonjë femër të showbiz-it shqiptar, dhe përgjigja e tij ka qenë “Po”, duke pranuar se një gjë e tillë ka ndodhur vërtet. Butrinti deklaroi se ka kryer marrdhënie seksuale me një këngëtare të njohur duke mos zbuluar emrin, por ka treguar se emri i saj fillon me shkronjën D.