Butrint Imeri dedikim Kiara Titos pas ndarjes? Shoqja e moderatores zbulon sekretin

Prej kohësh në media është përfolur për një lidhje të mundshme mes moderatores Kiara Tito dhe këngëtarit, Butrint Imeri. Edhe pse dyshja i kanë mohuar këto aludime, disa shenja të vogla tregojnë të kundërtën. Së fundmi Butrinti ka publikuar këngën më të re, e cila u prit mjaft mirë nga publiku, ‘Ma Cherie’ (Qershia ime). Menjëherë pas kësaj fansat nisën të mendojnë se kjo këngë është dedikim i pastër për Kiarën, pasi flet për një histori dashurie e cila ka përfunduar. Gjithashtu mendohet se çifti janë ndarë pasi nuk ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, shkruan Ëho. Por fjalët e fansave i përforcon edhe komenti i mikes së ngushtë të Kiarës, në foton e publikuar së fundmi. Moderatorja ka publikuar një foto ku duke mjaft seksi dhe shoqja e saj i ka lënë komentin i cili po ngjall edhe më shumë dyshimet. “O Kiara, O qershi mbi tortë”, ka shkruar ajo në foto, duke iu referuar titullit dhe vargjeve të këngës së Butrinit.