Buta u largua nga Faton Shoshi, menaxheri i famshëm flet për herë të parë

Pak kohë më parë reperi i njohur Buta lajmëroi se ishte larguar nga kompania “Nesër Music”, ku dhe nisi karrierën e tij muzikore. Deri më tani nuk dihej arsyeja e largimit të tij, por ka qenë menaxheri i famshëm i VIP-ave Faton Shoshi, ai që u ka dhënë fund aludimeve dhe ka folur për herë të parë për këtë histori. Fatoni ka qenë i ftuar në emisionin “Nd’rrimi i Natës” në “Klan Kosova”, ku dhe ka treguar arsyen pse dyshja ndërprenë bashkëpunimin. “Unë i lë artistët të lirë, të bëjnë çfarë të duan dhe kur nuk shkon bashkë atëherë ndahen rrugët” ka thënë ai. Nëpërmjet kësaj Fatoni na ka bërë të mendojmë, se largimi i Butës nga kompania ka ardhur si pasojë e mosdakordësisë mes tyre, shkruan Blitz.al.