Burri turk i Almeda Abazit flet hapur: “Kam qenë tip agresiv”

Modelja Almeda Abazi dhe aktori Tolgahan Sayışman, janë një nga çiftet e njohur për publikun shqiptar dhe atë turk. Historia e tyre e dashurisë ka nisur kohë më parë dhe vitin e kaluar ata e kurorëzuan me martesë. Në fotot e publikuara në rrjetet sociale duket sikur dyshja janë krijuar për të qenë pranë njëri-tjetrit. Por duket se në krijimin e kësaj marrëdhënie ka ndikuar shumë Almeda. Në një intervistë të dhënë së fundmi Tolgahan ka zbuluar se para se të njihte dashurinë e jetës së tij, ishte agresiv dhe Almeda e ka ndryshuar. “Përpara se të njihja Almedën, kam qenë tepër gjaknxehtë dhe impulsiv. Isha një person i paduruar që irritohej për çdo gjë. Madje, mund të them se ndonjëherë mund të tregohesh edhe agresiv, gjithmonë në kontekstin verbal të agresivitetit. Por, falë Almedës kam ndryshuar. Tashmë jam shumë më i qetë, i duruar dhe mendoj çdo gjë shumë herë përpara se të veproj,” ka thënë aktori, sipas Who. Kujtojmë se në qershor të këtij viti aktori i njohur turk vizitoi për herë të parë Shqipërinë.