Burri seksi i Nora Istrefit feston ditëlindjen, do të çuditeni me moshën e Robert Berishës

Robert Berisha, bashkëshorti seksi i këngëtares Nora Istrefi ka festuar mbrëmë ditëlindjen pa shumë zhurmë dhe bujë, edhe pse kishte përvjetorin e 40-të të lindjes. Në Instastory muzikanti ka ndarë me miqtë videon me tortën e një qiri të vetëm sipër, pa zbuluar moshën, dhe një postim ku falenderon miqtë për urimet, që e kanë bërë aq të lumtur sa thotë se ndihet sikur mbush 20 vjeç. Artisti nga Prishtina, është baba i një vajzë nga martesa me Nora Istrefin. I njohur më parë si instrumentist i suksesshëm, në vitin 2016 nisi karrierën si këngëtar i rrymave, pop, modern dhe popullore.