Burri që u gëlltit nga balena, më parë i kishte mbijetuar aksidentit të rëndë ajror (fotot)
Peshkatari amator që e pa veten të gëlltitur nga një balene gungaçe e më pas të pështyrë jashtë prej saj, nuk ishte hera e parë që i shpëton vdekjes në situata ekstreme.
Siç mësohet së fundmi Michael Packard ka mbijetuar nga një përplasje vrastare ajrore në Costa Rica.
Packard ishte duke gjuajtur për arragosta në Cape Cod në juglindje të Britanisë, kur thuajse u gëlltit nga një balenë gungaçe më 11 qershor, por arriti të dilte dhe më pas të notonte për të shpëtuar, me lajmin e jashtëzakonshëm që doli në faqet e para të mediave botërore.
Siç mësohet tanimë, në nëntor 2001, Packard ishte në bordin e avionit që po fluturonte nga San José dret Puerto Jimenez i cili u përplas duke lënë tre të vdekur dhe disa të plagosur.
57 vjeçari Packard i kishte mbijetuar aksidentit me plagë të rënda në fytyrë dhe disa kocka të thyera në krahë e këmbë, sipas raportimit të së përditshmes Cape Cod Times in 2001.
Gjuetari i gaforreve dhe katër njerëz të tjerë i kishin shpetuar aksidentit të atëhershëm dhe së bashku kishin mbijetuar për dy net në xhunglën e Costa Rica-s para se të gjendeshin nga grupet e shpëtimit.
Doktori që kishte trajtuar të mbijetuarit tha për rrjetin Associated Press: “Në ato kushte ata nuk do të kishin mbjetuar një tjetër natë.”
Tanimë dy dekada pas aksidentit ajror Packard kryen shpëtimin e mrekulueshëm të radhës duek dalë i gjallë nga goja e balenës.
Pas incidentit të fundit ai tha për Cape Cod Times: “Papritur ndjeva një shtytje të fortë dhe ajo që ndodhi më ishte u gjenda në errësirë. E ndjeja që po levizja, balena po shtrydhte hapësirat me muskujt brenda gojës së saj.”
Pasi e moti veten nga tronditja fillestare, Packard mendoi se ishte brenda gojës së një peshkaqeni, por kur nuk ndjeu asnjë dhëmb të mprehtë besoi se ishte brenda një baleneve. Por kjo përsëri nuk e qetësoi.
Ai shton: “Isha tërësisht brenda; ishte tërësisht errësirë. Mendova se nuk kishte rrugedalje prej aty, mbarova, jam i vdekur. Mendoja vetëm për djemtë e mi, 12 e 15 vjeç.”
Por për fat pas 30 sekondash balena vendosi se Packard nuk ishte shumë i shijshëm dhe e pështyu jashtë.
Balenat nuk e përtypin ushqimin e tyre pasi ushqehen vetëm me gjallesa të vogla detare të cilat goja e tyre gjigande i filtron në formë site nga uji i detit.
Peshkatari amator që e pa veten të gëlltitur nga një balene nuk ishte hera e parë që i shpëton vdekjes në situata ekstreme
Packard ishte duke gjuajtur për arragosta në Cape Cod në juglindje të Britanisë, kur thuajse u gëlltit nga një balenë gungaçe më 11 qershor
Në nëntor 2001, Packard ishte në bordin e avionit që po fluturonte nga San José dret Puerto Jimenez i cili u përplas duke lënë tre të vdekur dhe disa të plagosur
57 vjeçari Packard i kishte mbijetuar aksidentit me plagë të rënda në fytyrë dhe disa kocka të thyera në krahë e këmbë
Gjuetari i gaforreve dhe katër njerëz të tjerë i kishin shpetuar aksidentit të atëhershëm dhe së bashku kishin mbijetuar për dy net në xhunglën e Costa Rica-s
Top Channel