“Burri po e mban larg ekranit”/ Mediat turke shkrim për Almeda Abazin dhe Tolgan

Tolga Sayisman dhe Almeda Abazi janë një ndër çiftet më të njohura në Turqi. Mediat turke shkruajnë shpesh për këtë dyshe, që vijon të mbetet ndër më të ndjekurat për publikun. “Haber” i ka dedikuar këtë herë një shkrim të dyve, duke folur për karrierën e aktores shqiptare. Shpesh në media është pyetur se kur Almeda do t’i rikthehet aktrimit.

Vetë bukuroshja shqiptare është shprehur se pas martesës është tërhequr. “Unë kisha disa projekte në ekran, pastaj u martova dhe vendosa të tërhiqesha”. Më tej ajo foli dhe për fëmijët e saj. “Efehan është me të vërtetë shumë fëmijë i lëvizshëm. Ai na lodh pak. Në fakt, unë dhe Tolgahan ishim të dy të urtë në fëmijërinë tonë, por Efe është jashtëzakonisht aktiv. Shtatzënia ime me Efen ishte shumë e lehtë. Nuk ishte aq e lehtë me Alinën. Kishte një pandemi, nuk mund të dilja as nga shtëpia. Efe ishte shumë i vogël. Ndjeva shumë të vjella. Isha vazhdimisht në shtrat”.

Por duket se shpesh gazetarët e ngacmojnë atë dhe Tolgan rreth rikthimit të saj në kinematografi, duke ‘akuzuar’ aktorin se është ai që po e mban larg ekranit. Aktori ka deklaruar se nuk është ai fajtori për këtë fakt dhe se zgjedhja është e bashkëshortes së tij. Më tej edhe vetë Almeda është shprehur se vendimi ka qenë i saj dhe Tolga nuk ka ndikuar aspak, ndaj mediat duhet të ndalojnë së pyeturi rreth kësaj teme.