Burri kritikohet se propozoi të dashurën gjatë diplomimit të saj: Reagon universiteti!
Një burrë është kritikuar pasi i propozoi të dashurës së tij në ceremoninë e saj të diplomimit.
Shkrimtarja dhe feministja Clementine Ford foli për momentin në Facebook, duke kritikuar australianin që duket se mori gjithë vëmendjen, në një ditë që supozohej të ishte e saja.
“Mjaft i vodhët momentet grave tuaja. Ato nuk ju përkasin juve. Nuk ishte momenti i tij,” thotë Clementine. “Ky ishte vetëm momenti i saj. Ajo sapo ka mbaruar shkollën, nuk e dimë se në çfarë kushtesh ka shkuar në universitet, nuk e dimë sa e vështirë ka qenë për të, por ia ka dalë vetë.”
Edhe përdorues të tjerë të mediave sociale ishin gjithashtu të pakënaqur me videon. Dikush shkroi:
“Fokusi duhet të ishte tek ajo dhe arritja e saj. Tani do të mbahet mend përgjithmonë si dita që ai i propozoi.”
Një tjetër komentoi:
“Kjo video më acaroi. Këta janë kaq të kërcënuar nga arritjet e një gruaje, sa ndjejnë nevojën ta bëjnë të vetin edhe një moment që s’u përket.”
Të tjerë thanë se “jo vetëm i ka vjedhur vëmendjen të dashurës, por edhe gjithë të diplomuarve të tjerë.”
Universiteti La Trobe që atëherë e ka fshirë videon dhe ka shpërndarë një deklaratë pas reagimit të ashpër në internet. Aty thuhej:
“Ne bëmë një gabim në gjykimin tonë sot. Ceremonitë tona të diplomimit kanë të bëjnë me festimin e arritjeve të studentëve dhe kjo ngjarje e hodhi poshtë atë njohje të rëndësishme të suksesit të studentëve tanë.”
Anabelmagazine