Mediat iraniane: Khamenei fshihet në një bunker nëntokësor në veri të Teheranit
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u zhvendos në një bunker nëntokësor në zonën Lavizan, në verilindje të Teheranit, disa orë pasi Izraeli nisi sulmet e tij ndaj kryeqytetit iranian në orët e para të së premtes së kaluar, raportoi Iran International , duke cituar dy burime të informuara mirë brenda vendit. Të gjithë…
LUFTË BËRTHAMORE?! Izraeli sulmon centralet dhe krerët e ushtrisë së Iranit, nis hakmarrja e Teheranit. BOTA “mban frymën”
Izraeli ka nisur sulme të paprecedentë ndaj Iranit, duke synuar programin e tij bërthamor dhe udhëheqësit e lartë ushtarakë në një sulm që kryeministri Benjamin Netanyahu tha se do të zgjasë shumë ditë. Gjenerali Hossein Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, ishte midis të vrarëve në sulme. Ai ishte midis figurave…
TRAGJIKE / Lea Bajrami është vogëlushja nga Kosova që mbeti e vrarë në sulmin me armë në Austri
Në mesin e viktimave të vrarë sot nga sulmi me armë në një shkollë në Austri, tashmë është konfirmuar se është edhe një vajzë nga Kosova. Sot në Graz të Austrisë, u vranë dhjetë nxënës në një shkolle, ndërsa në mesin e tyre, është edhe Lea Bajrami nga Vitia e cila vijonte mësimet në të…
“Burri im është i pafajshëm”, Angela Martini sqaron arsyen pse bashkëshorti i saj u shpall në kërkim
Angela Martini është komentuar shumë këto kohë në media për shkak se bashkëshorti i saj, Dragos Scavulescu, ka patur probleme me drejtësinë.
Pas një viti në arrati, ai i është dorëzuar disa javë më parë autoriteteve italiane. Së fundmi, vet Angela Martini ka sqaruar gjithë ngjarjen në një intervistë për “Revista Who”.
Martini ka thënë se bashkëshorti i saj e ka gati të zgjidhur çështjen. Modelja shqiptare është shprehur se bashkëshorti i saj është i pafajshëm, por se fajin e ka shteti rumun që ka ligje që sulmojnë bizneset.
“Do ta sqaroj edhe njëherë gjithçka lidhur me këtë histori: Bashkëshorti im është viktimë e sistemit gjyqësor rumun. Ai është totalisht i pafajshëm, ai nuk ka bërë asgjë nga ato që e akuzojnë, ata kanë abuzuar shumë, nuk e kanë respektuar ligjin rumun dhe të drejtat njerëzore europiane. Është një situatë e çuditshme për një vend anëtar të Bashkimit Europian, siç është Rumania. Atje Shërbimi Sekret ka krijuar një linjë paralele që kryesisht kontrollon ilegalisht të gjitha pikat e rëndësishme të vendit: politikën, drejtësinë, shtypin dhe shumicën e bizneseve.
Çdo armik i interesave të tyre gjykohet dhe dënohet. Ata përdorin shtypin për të shkatërruar imazhin e njerëzve dhe urdhërojnë gjyqtarët të dënojnë armiqtë e tyre. 80% e biznesmenëve më të rëndësishëm rumunë janë nën hetim, në emër të “luftës kundër korrupsionit”.
Bashkëshorti im është një prej njerëzve të pakët në Rumani që refuzoi të njihte dënimin ilegal për të ashtuquajturin “bashkëpunim në abuzimin e shërbimeve”, për një biznes absolutisht të ligjshëm që ai krijoi 18 vite më parë! Të gjithë avokatët që kanë studiuar çështjen e tij ishin absolutisht të shokuar. Bashkëshorti im ka 10 avokatë që merren më çështjen e tij, nga Rumania, Italia, Zvicra, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara. Pa përjashtim, ata kanë zbuluar shumë abuzime dhe dhunime të ligjit që gjyqtarët dhe prokurorët rumunë bënë në çështjen e tij.
Për ta bërë më të qartë në pak fjalë: bashkëshorti im është një njeri i lirë, ai kurrë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë në burg! Ai iu dorëzua autoriteteve italiane, sepse në këtë mënyrë ai iu bind ligjit dhe po zgjidh problemin e tij. Pasi kontrolluan dosjen dhe situatën e tij ligjore, gjyqtarët italianë e lanë të lirë. Ka akoma disa çështje pezull në Itali, Rumani, Shtetet e Bashkuara dhe Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, të cilat definitivisht do të zgjidhin situatën e tij. Lajmet që shtypi shqiptar kopjoi nga shtypi rumun janë lajme të rreme. Mos më humbni kohë të komentoj për to”, tregoi modelja me detaje.