‘Burri i Oltës do të më shantazhojë!’ Zhaklina Lekatari reagon pas publikimit të mesazhit
Orët e fundit qarkulloi me shpejtësi një mesazh audio nga Zhaklin Lekatari e cila shprehej se ishte shantazhuar nga partneri i Oltës.
Opinionistja shprehej se për këtë kishte vendosur edhe në Sara Hoxhën në dijeni, teksa me vendosmëri thoshte se nuk do shitet.
“Unë ia thashë produksionit sot, burri i Oltës do të më shantazhojë. Ndjehem e ofenduar që burri i Oltës mendon që mund të më blejë mua me lekë. Unë nuk jam Olta, nuk blihem, i thashë Sara Hoxhës”– thotë Zhaklina në audio.
Pasi mesazhet bënë xhiron e rrjetit ka ardhur reagimi i Zhaklinës. Përmes një video në Instagram ajo deklaroi se është shprehur gabimisht nga presioni. Në reagimin e saj ajo thotë se partneri i Oltës i ka thënë të takohen, por nuk janë takuar.
View this post on Instagram