Burri harroi 10-vjetorin e martesës, Blerina Bombaj nuk e llogarit për darkë
Blerina Bombaj dhe bashkëshorti i saj kanë pasur së fundi 10 vjetorin e martesës së tyre dhe siç ka treguar vetë dietologia, burri i saj as që u kujtua për këtë datë.
I gjithë postimi i Blerinës ka qenë jo vetëm i papritur por edhe i çuditshëm për një rast të tillë e datë të rëndësishme në jetën e një çifti.
Ajo shfaqet e vetme në kuzhinën e shtëpisë duke gatuar ndërsa e shoqëron foton me fjalët e mëposhtme duke rrëfyer me sinqeritet situatën, ndërsa bashkëshortin nuk e ka llogaritur për darkën.
“Sot është 10 vjetori i martesës sime. Nuk preferova të nxjerr një foto ku dukemi një çift i lumtur, jo se nuk jemi, por sepse një martesë e shëndoshë është ajo në të cilën gruaja qëndron fort në këmbët e saj.
Kështuqë preferova të dal vetë, me këtë rast dhe meqë burri im as nuk u kujtua, makaronat i kam bërë vetëm për tre. Meqë ra fjala, edhe unë rastësisht u kujtova, të mos bëhemi shumë melodramatike”, ka shkruar ajo krahas fotos duke preferuar të tregohet e sinqertë me ndjekësit e saj, të cilët e kanë vlerësuar shumë për këtë.
Blerina Bombaj dhe bashkëshorti i saj Edi janë prindër të dy fëmijëve një djali dhe një vajze.