Burri e vrau pasi dyshonte se e tradhtonte me drejtorin e shkollës, kjo është 53-vjeçarja fatkeqe nga Librazhdi
ABC ka siguruar foton e gruas fatkeqe e cila mbeti pasditen e sotme e vdekur pasi u godit me sëpatë nga bashkëshorti i saj. Menturie Bici 53-vjeç, gjeti vdekjen në dhomën e gjumit pasi u qëllua disa herë në kokë e trup nga bashkëshorti i saj Qemal Bici 56-vjeç, ku ky i fundit pas krimit, i dha fund edhe jetës së tij duke u varur në një pemë.
Sipas të dhënave paraprake ka dyshime se krimi i rëndë të ketë ardhur si rrjedhojë e një xhelozie mes çiftit, ndërsa mësohet se çifti ka pasur konflikte edhe më parë por që nuk i ndjekur në rrugë ligjore. Autori i këtij krimi pinte shpesh alkool, ndërsa dyshimet i kishte se bashkëshortja e tij e tradhtonte me ish drejtorin e shkollës në Dragostunjë, ky i fundit pas disa konfliktesh ishte transferuar në një shkollë tjetër.
Çifti kishte 4 fëmijë, ndërsa ka qenë djali i tyre 18-vjeçar që i ka gjetur të vdekur dy prindërit. Ai mësohet se pak para krimit, po pinte një kafe disa kilometra larg banesës, ndërsa kur është kthyer është përballur edhe me tragjedinë në fjalë. Ka qenë pikërisht djali i vogël i familjes ai që ka njoftuar policinë pasi ka gjetur të vdekur të dy prindërit. Ndërkohë djali tjetër ndodhet në Angli dhe është njoftuar për ndodhinë e rëndë në familjen e tij. Ndërsa dy vajzat e çifti jetojnë njëra në Tiranë ndërsa tjetra në Greqi.
Ndërkohë policia ka ngritur një grup hetimor dhe po punon për të zbardhur të plotë ngjarjen. e.l/abcnews.al/