“Burri bleu çmimin e madh të BBV”, Olta sqaron për herë të parë deklaratën!

Olta Gixhari ka qenë e ftuar tek “Më lër të flas” , ku ka folur për herë të parë pasi doli nga shtëpia e BBV. Aktorja komentoi ndër të tjera edhe fjalët që kanë qarkulluar në rrjet për të dhe gjithë thashethemet.

Një prej tyre, ishte lajmi i përhapur me shpejtësu se partneri i saj, Dori, e kishte blerë cmimin e madh të programit për të.

‘Burri im e ka blerë çmimin dhe unë do ta fitoj. Top Media e ka ndarë mendjen që do ma jap mua. Ky ishte thashethemi më i çmendur që kisha dëgjuar për veten. Të ishte ashtu unë do isha brenda”, tha Olta.Edhe pse mendohej se do të mbërrinte në finale si një prej konkurenteve më të fortë të formatit, ajo vendosi javën e kaluar ta linte shtëpinë e Big Brother VIP. Siç ka rrëfyer aktorja, kjo javë nuk ka qenë e lehtë për të, pasi është tejmbushur nga malli për të birin dhe zgjidhja e vetme për të qenë e qetë ishte të qëndronte pranë djalit të saj.

Megjithëse Gixharit iu lutën banorët të qëndrojë edhe një muaj tjetër, ajo nuk u lëkund nga vendimi i saj.

Bordo