Burri i Almeda Abazit i jep makinës i dehur? Çifti aksident në Stamboll pas një darke

Ditën e djeshme ish-Miss Shqipëria, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj turk, Tolgahan Sayisman, janë bërë pjesë e një ngjarjeje aspak të këndshme. Sipas medias “Haberturk” aktori turk dhe bashkëshortja e tij nga Shqipëria janë përfshirë në një aksident automobilistik. Pasi shijuan një darkë romantike me njëri-tjetrin, Abazi dhe Sayisman janë përplasur nga një taksi në dalje të parkingut të restorantit. Por për fat nga aksidenti nuk pati të lënduar, vetëm dëme materiale. Gjithsesi ndodhia shkaktoi tronditje tek Almeda dhe Tolgahan, madje aktori turk ka thënë dy fjalë publikisht për atë çfarë ndodhi: “Faleminderit Zotit shpëtuam paq!”. Për të kryer të gjitha procedurat e nevojshme, Tolgahan iu nënshtrua edhe një testi alkooli nga ana e policisë turke. Almeda Abazi, aktualisht prezanton spektaklin “Dancing with the Stars” në “Vision Plus”, dhe çdo fundjavë fluturon drejt Stambollit për të qenë pranë bashkëshortit.