Burri i Adelina Ismajlit një yll kinemaje para se të martohej me këngëtaren

Adelina Ismaili dhe Val Krasniqi sot janë të martuar dhe kanë një djalë, Uliksin. Çifti e kanë nisur lidhjen e tyre herët, duke bërë jetë të qetë në Gjenevë të Zvicrës. Sipas InfoKosova, vitet e para të martesës ata i kaluan jashtë Kosovës, por aktualisht janë rikthyer për të zhvilluar karrierën në vendlindje. Mirëpo për ju që nuk e keni parë Valin se si dukej kur ishte i ri, ende pa u martuar me këngëtaren seksi ju sjellim disa foto të tij të realizuara vite më parë. Ai ka qenë shumë i pashëm si një yll kinemaje. Natyrisht që vitet kanë bërë të vetën, edhe pse ai prapë duket simpatik.