Burrat e ‘Hollywood-it’ po i kthejnë fundet në një trend
Veshja e Brad Pitt në premierën e filmit “Bullet Train” muajin e kaluar,ku ai u shfaq i veshur me fund bëri jo pak bujë.
Aktori, i cili njihet për rolet në filma si “Fight Club” dhe “Once Upon a Time in Hollywood”, shpjegoi edhe arsyen se pse zgjodhi të vishte pikërisht një veshje të tillë .
“Ne të gjithë do të vdesim një ditë, kështu që le t’i bëjmë pak gjërat lëmsh“.-u shpreh ai në atë kohë për revistën ‘Variety’. Por Pitt nuk është i vetmi burrë që po i kthen fundet në një trend.
Ai i bashkohet një sërë yjesh që kanë zgjedhur të vishen në këtë mënyrë si aktori Billy Porter, Dan Levy, basketbollisti Russell Westbrook dhe reperi A$AP Rocky.
Edhe pse tani fundet vishen nga gratë, burrat i kanë veshur ato në periudha të ndryshme të historisë. Fustanella me plisa, për shembull, mund të shihen në statujat e lashta greke dhe romake, ndërsa versione më bashkëkohore që atëherë janë veshur në vendet e Ballkanit si Shqipëria, e cila i konsideron ato një kostum kombëtar shkruan media amerikane CNN.
Megjithatë, në shumë pjesë të botës, fundet janë tashmë pjesë e gardërobës së burrave. Vitet e fundit, ka një diskutim rreth gjinisë dhe identitetit dhe që ka ngritur pyetjen se çfarë do të thotë të vishesh si burrë.
Yjet më të rinj të showbiz-it , si Harry Styles dhe Lil Nas X, shpesh sjellin elemente femërore në veshjet e tyre. Ndërkohë, në ‘Tiktok’, hashtagu #boysinskirts është parë mbi 240 milionë herë, me përdoruesit meshkuj që ndajnë veshjet e tyre dhe këshillat e tyre.
Megjithatë, stigma gjinore e bën veshjen e fundeve në publik një tabu për shumë burra.
Klan News