Burra të famshëm që u ndanë nga gratë pasi i tradhtuan me dadot

1. Ben Affleck

Shpejt pasi aktori dhe Jennifer Garner konfirmuan divorcin, nisën thashethemet se Ben kishte një histori me dadon e shtëpisë, e cila më pas u pushua nga puna. Vetë Jennifer kohë më vonë e konfirmoi romancën e ish-bashkëshortit, por mohoi të ishte ky shkaku i divorcit nga Ben.

2. Jude Law

Historia e Law me dadonë e fëmijëve të tij u bë titulli kryesor i lajmeve në 2005-ën. E fejuara e tij asokohe, Sienna Miller, teksa reflekton mbi eksperiencën e përjetuar e quan si “një nga momentet më sfiduese të jetës së saj.” “Janë 6 javë të plota nga ajo eksperiencë që unë s’i mbaj mend fare. As njerëzit që erdhën tek unë për darkë dhe për të më mbështetur s’i kujtoj. Kam qenë në shok gjatë gjithë kohës.” – kujton Miller.

3. Arnold Schwarzenegger

“Mund ta rrah veten sa të dua. Nuk do të ndryshoj dot asgjë nga situata. S’mund të kthehem pas.”- shprehet ai teksa pranon se ka patur një histori me punonjësen e shtëpi pas krahëve të ish-gruas, Maria Shriver.

4. Ethan Hawke

Pak vite pas divorcit me Uma Thurman, Ethan Hawke u martua me një nga ish-dadot e shtëpisë së tij. Kjo zgjoi spekulime të shumta rreth një romance të hershme me punonjësen e shtëpisë.

5. Robin Williams

Aktori u martua me dadon e familjes, 1 vit pasi u nda nga gruaja e tij e parë, Valerie Velardi. Kjo e fundit tregon se Robin ka patur disa histori gjatë martesës së tyre. “Ai i donte shumë gratë dhe unë e kuptoj këtë. E kuptoja dhe doja që ta ruante këtë lloj adhurimi, por në të njëjtën kohë e doja dhe që të kthehej në shtëpinë timë në mbrëmje.”

6. Mick Jagger

Përfaqësues të Mick Jagger i kanë mohuar thashethemet, por ish-dadoja e shtëpisë gjatë një interviste pranoi se ka bërë seks me Jagger në shtëpinë e tij ndërkohë që gruaja qëndronte në dhomën ngjitur. Pak kohë më vonë, ish-gruaja Jerry Hall i kërkoi divorcin dhe shkak ishte kjo tradhti!

7. Gavin Rossdale

Gwen Stefani, e pyetur në lidhje me thashethemet në lidhje me ish-bashkëshortin dhe tradhtinë e tij me dadon, u përgjigj: “Kënga “Used to Love You” u shkrua për atë eksperiencë. Kalova një periudhë të mbushur me inat, por kur bëra atë këngë sikur u çlirova dhe fala. E pranova që e doja dikur, por s’e doja më.”

Burimi: BuzzFeed
/Anabelmagazine