“Burgun dhe gratë i kam frikë”, Gjuzi i kërkon falje biznesmenit

Debati mes deputetit Kujtim Gjuzi dhe biznesmenit Elton Ilirjani doli jashtë kufijve të një debati normal. Pas përplasjes në stuion televizive, ata vazhduan replikat në distancë në rrjetet sociale.

Në një koment, Gjuzi shkonte deri atje sa shprehej për Ilirjanin: “Ishalla e varin kuksianët”

Për këto fjalë, deputeti është detyruar të kërkojë falje ndaj komunitetit “LGBTI”.

Elton-2

I ftuar në “Thumb On” në RTV Ora deputeti i Partisë Konservatore tha se kjo ishte hera e parë që kërkonte falje publikisht.

“Ai nuk është për të qenë. Ti i thotë dhe komisionerit nga diskriminimi që ‘O do të kërkojë falje Gjuzi, o s’ka’. Ishte rasti i parë në jetën time që kërkoj falje. Unë i kërkova se tha komisioneri, ose fale ose të çoj në burg. Unë burgun, gjykatën dhe gratë i kam më frikë nga të gjitha”, tha Gjuzi./Gazeta Liberale