Burg për bigami/ Zana Avdiu: Afera seksuale nuk shkatërron familje. Kundërshton pastori: Është shkatërrim!

Draft-propozimi i dalë nëpër media për dënimin me burg për bigaminë ka shkaktuar diskutime në studion e emisionit Opinion në Tv Klan.

Aktivistja nga Kosova Zana Avdiu thotë se ky draft nuk prek aferat seksuale dhe tradhtitë, por synon të rregullojë bashkëjetesat dhe martesat me më shumë se 1 person. Ajo u shpreh se është kundër martesave të dyfishta, por tha se nuk është kundër aferave seksuale dhe raportet intime, madje shtoi se kjo nuk shkëtërron familjen.

Në këtë pikë hasi në kundërshtimin e pastorit Paulin Vilajeti.

Zana Avdiu: Aferat seksuale ato nuk mund t’i ndalë askush. Mund të zgjedhë secili të bëjë çfarë të dojë. Unë jam kundër bashkëjetesave dhe martesave të dyfishta sepse bëhen duke u bazuar në tradita dhe kultura shtypëse dhe patriarkale. Gjithmonë viktimat këtu janë personat e dobët, janë gratë.

Edlira Çepani: Jam dakord me Zanën.

Avokati Gentian Rumano: Po krijohet konceptimi sikur ne krahu tjetër jemi pro bigamisë. Jemi kundër bigamisë.

Zana Avdiu: Kemi parasysh ky ligj nuk ka me qëllim të kufizojë lirinë seksuale por t’i rregullojë martesën dhe bashkëjetesën. Sa i përket këtij ligji, shumica e shteteve të Europës e kanë këtë ligj. Në Suedi dënohesh me 2 vjet burg për martesë të dyfishtë. Afera seksuale mund të keni sa të doni.

Blendi Fevziu: Pastori nuk është dakord me këtë.

Pastori Paulin Vilajeti: Është shkatërrim. Nëse bigamia e shkatërron familjen, edhe kjo që thua ti e shkatërron.

Zana Avdiu: Jo jo.

Pastori Paulin Vilajeti: Po pse çfarë është?

Zana Avdiu: Afera seksuale dhe liritë e njeriut asnjëherë nuk e shkatërrojnë asnjë familje.

/tvklan.al