Bukuroshja nga Polonia shpallet “Miss World 2021″!

Karolina Bielawska e Polonisë u kurorëzua si Miss Bota në edicionin e 70-të mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Bielawska, e cila punon si modele dhe po studion për një diplomë master, garoi për titullin në kryeqytetin e Puerto Rikos, San Juan, tre muaj pasi konkursi u shty për shkak të një shpërthimi të Covid-19.

Miss SHBA, Shree Saini, u shpall nënkampioneja e parë, ndërsa Olivia Yacé nga Bregu i Fildishtë zuri vendin e dytë si nënkampione.

Ceremonia madhështore përmbante mesazhe mbështetjeje për Ukrainën pas pushtimit të paprovokuar të vendit, i cili ndan një kufi me Poloninë.