Bukuria tërheq njerëz që janë të interesuar vetëm për pamjen, rrëfime nga persona qe s’bien në sy

Kjo ishte pyetja e radhës e çuditshme në Reddit: A ka ndonjë përfitim për të qenit jo dhe aq tërheqës? Ja si u përgjigjën disa:

1. Të jesh beqar dhe të mos të të pyesin: “Pse?”, “Po ti kur do fejohesh?” etj.

2. Të plakesh. Me kalimin e moshës, njerëzit që e kanë pamjen e bukur pjesë të karakterit të tyre, përballen me shumë kriza mendore.

3. Të mbetesh vetëm.

4. Njerëzit supozojnë se sukseset bazohen në aftësitë tuaja. Askush nuk thotë: “Normal që do e merrte vendin e punës sepse është seksi”.

5. Në fakt, gjithçka është më e lehtë. Mund të shkoj në dyqan ose të dal vetëm, pa u shqetësuar se do më ngacmojnë në rrugë. Shpesh, më shijon të ndihem e padukshme. Në raste të tjera, thjesht vishem seksi dhe lyhem bukur. Burrat nuk dinë të bëjnë dallime të tilla.

6. Fakti që nuk kam komplekse. Mund të dal me një bluzë të gjerë me kapuç, me tuta të gjera dhe nuk më shqetëson asgjë.

7. Gjetja e një partneri që të do ty dhe jo thjesht pamjen tënde.

8. Të jesh miq me seksin e kundërt. Më pëlqen të kem shokë çuna. Nëse nuk je tërheqëse, as të dashurat e tyre s’e kanë problem.

9. Sinqerisht, gjëja më e lehtë për mua është që njerëzit nuk më mbajnë mend. Për më tepër, asgjë nuk më pengon. E dua veten time edhe kur jam në formën më të “lënë pas dore” të saj. Ndoshta ky është dhe çelësi pas lidhjes sime të momentit, që po shkon kaq mirë!

10. Kështu e dalloj më thjesht se cilët burra janë njerëz të këqinj. Shoh mënyrën si ato trajtojnë gratë ndaj të cilave nuk ndjejnë tërheqje. Këtu nuk e kam fjalën për veten.

11. Të qenit besnik. Unë kam qenë besnike ndaj gruas sime për më shumë se 20 vjet, por nuk është një arritje sepse askush nuk dëshiron të bëjë seks me mua. Po të më kishin ardhur mbrapa shumë gra dhe të mos e tradhtoja gruan. Atëherë po që do e quaja arritje.

12. E di që shumë njerëz nuk e mendojnë kështu, por mendoj se dashuria në përgjithësi është më e lehtë. Të gjithë njerëzit që njoh unë dhe nuk janë më të bukurit që kam parë, janë në lidhje shumë të lumtura. Bukuria, shpesh tërheq njerëz që janë të interesuar vetëm për pamjen. Harrojmë se dashuria dhe lumturia nuk lidhen vetëm me paratë dhe bukurinë dhe herët a vonë, kjo e vërtetë na përplaset në fytyrë.

Burimi: Buzz Feed

/Anabelmagazine