Bukur dhe qartë, Adelina Ismaili ia shpreh hapur dashurinë burrit për ditëlindje

Adelina-Ismaili-2

Prej vitesh Adelina Ismaili dhe Val Krasniqi jetojnë një histori të bukur dashurie dhe së bashku kanë krijuar edhe një familje. Ditën e sotme bashkëshorti i këngëtares feston ditëlindjen dhe Adelina ka zgjedhur që me disa fjalë të thjeshta, por të mbushura me dashuri t’i tregojë sa i rëndësishëm është për të. “Urime ditëlindjen dashuria ime! Edhe nëse do kisha lindur dhe vdekur pafund herë, ty do t’i kisha falur të gjitha prapë. Paç më të mirat e kësaj jete, i meriton më së shumti. Të dua Val Krasniqi!”, ka shkruar Adelina bashkangjitur një fotoje të saj me bashkëshortin, shkruan Who. Dedikime të tilla të këngëtares janë të shpeshta për njeriun e saj të zemrës, sepse siç ka treguar, ajo është gjithmonë e lumtur në krahët e tij. Kujtojmë se Adelina dhe Vali janë edhe prindër të një djali 1 vjeç, të quajtur Uliks. /revistaëho.com