Bujar Qamili e thotë hapur: “Gruaja ime bëhet xheloze për Eli Farën dhe ka të drejtë sepse…”

 

Këtë javë i ftuar në studion e emisionit “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu ka qenë këngëtari i mirënjohur Bujar Qamili. Këngëtari ka treguar më shumë nga 40 vitet e tij karrierë në muzikën shqiptare dhe koncertin e tij që u mbajt më 20 maj në Pallatin e Kongreseve.
Në kaq vite karrierë Bujari është ndeshur me këngëtare nga më të ndryshëm por më parë në “Thumb” ka pranuar se e pëlqen shumë Eli Farën aq sa bashkëshortja e tij bëhet xheloze.
Dy moderatoret e kanë pyetur mbi këtë deklaratë të cilën Bujari nuk e ka mohuar. “Gruaja ime bëhet xheloze për Eli Farën dhe ka të drejtë. A ka femër më të bukur se Eli? Ka lezet ta shohësh duke ecur. Është njeri i jashtëzakonshëm. E kam shumë shoqe e njoh që fëmijë”, ka treguar këngëtari sipas Blitz.al. E mesa duket bashkëshortja vlonjate e Bujarit është mirëkuptuese në lidhje me koleget e burrit këngëtar.