Bujar Kapexhiu: Kënga e Ronelës quhej “Sekret” se askush s’e kuptoi për çfarë fliste
“Unë nuk kuptoj një gjë, përse ndryshon gjihçka kur shkon atje? Kush e mban përgjegjësinë? Këtu ishte mjaft në rregull, na pëlqente, kishte dhe nota e zë mjaft të mirë.
U caktua që do të përfaqësojë Shqipërinë…kush e ndjek këtë tani? Ajo vetë? Disa kishin probleme me tekstin, ajo e kishte goditur, i kishte vënë titullin ‘sekret’ dhe e mbajti sekret, se mori vesh asnjë njeri,”- tha Kapexhiu.
“Mua më vjen çudi në një gjë që ndoshta që në strukturë të zgjedhjes së një këngë shqiptare për të vajtur në Eurovizion është e padrejtë.
Në festival kënga ishte krejt ndryshe dhe për t’u prishur më keq nuk kishte mundësi dhe u prish. Më mirë se kaq nuk prishej.
I kanë kushtuar një vëmendje shumë të madhe për t’u prishur. Në festival mua m’u duk se ishte shumë më bukur”, u shpreh Bujar Kapexhiu.